Bujtina Mark Alia
E ngritur mbi themelet e kullës së vjetër të Mark Alisë, ku edhe në gusht mund të takosh dëborën. Kuzhinë bio e zonës, sipas recetave të trashëguara. Mikpritës: Filip Gjeloshi.

Një krahinë ende e paprekur nga turizmi masiv: lumenj smeraldi, pyje dushku, ujëvara dhe fshatra ku koha ecën ngadalë.
Në Valbonë e Theth kalojnë me mijëra turistë në ditë, ndërsa Nikaj-Mërturi mbetet ende i qetë. Këtu gjen kulla guri, kisha të vjetra si ajo e Currajt të Epërm (1913), lumin e Mërturit me ujëra të kthjellëta dhe familje që e hapin derën për mikun si dikur.
Më poshtë janë shtigjet kryesore, bujtinat ku mund të flesh e të hash ushqim shtëpie, dhe çfarë duhet të dish para se të nisesh.
Vështirësia e lartë · 6–7 orë
Eksplorim ujor · gjysmë dite
Panoramë mbi Alpet · 4 orë
Shteg fshatrash · 3 orë
E ngritur mbi themelet e kullës së vjetër të Mark Alisë, ku edhe në gusht mund të takosh dëborën. Kuzhinë bio e zonës, sipas recetave të trashëguara. Mikpritës: Filip Gjeloshi.
Në zemër të Alpeve, larg zhurmës së qytetit. Mish i freskët i zonës, bulmet natyral, mjaltë mali dhe lumi me ujëra të ftohta, ku vizitorët freskohen gjatë verës.
Bujtinë familjare në Curraj të Poshtëm, me ushqim shtëpie dhe mikpritje malësore. Rezervohet direkt në Booking.com.
Mes bjeshkëve të gjelbëruara të Palçit. Ecje malore, kampim, guida hiking dhe shëtitje me kalë. Mikpritës: Afrim Gjergji me familje.
Sapo kalon Urën e Tetajve. Shtëpi tradicionale e rikthyer në jetë: maza, leqeniku, qervishi, laknuri dhe pikë e mirë nisjeje për Currajt dhe bjeshkët.
Vilë me pamje në Lekbibaj, qendra e njësisë administrative. Pikë e mirë nisjeje drejt fshatrave, lumit dhe bjeshkëve.
„Në Valbonë e Theth po kalojnë me mijëra turistë në ditë, ndërsa në Nikaj-Mërtur krejt pak… Gjithsesi, Don Zoti e ndryshon.“
Guidë e çertifikuar, Çesku kthehet sa herë mundet në Curraj të Epërm për të organizuar ecje dhe për t'u treguar vizitorëve mrekullitë e maleve të veriut, edhe pa sinjalistikë e pa infrastrukturë.
Nga Bajram Curri me rrugë malore drejt Lekbibajt, ose me tragetin e Komanit dhe më pas me furgon. Rekomandohet automjet 4x4.
Nga maji deri në tetor. Vera për shtigjet e larta, shtator–tetor për ngjyrat e vjeshtës dhe qetësinë.
Bujtina familjare në Lekbibaj, Curraj të Epërm, Palç dhe Salcë: shtëpi guri me ushqim shtëpiak dhe mikpritje malësore.